Takohet Bordi i Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie

Takohet Bordi i Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie

Bordi i Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie u takua të martën për të diskutuar aprovimin i planit vjetor të punës së QDPM-së, përcaktimin e studentëve tutorë, analizën e nevojave të trajnimit, informatat nga zyra e cilësisë, përcaktimin e fushave të trajnimit dhe  konkursin për trajner të brendshëm dhe të jashtëm sipas fushës së trajnimit.

Takimi u zhvillua me qëllim të rritjes së përformancës në universitet, duke u nisur nga objektivat strategjike të projektuara në Planin Strategjik të Universitetit 2021-2025.

Po ashtu, u diskutua mundësia e QDPM-së për lidhje të bashkëpunimit me institucionet lokale dhe OJQ-të në komunën e Gjakovës.

Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM) është e përkushtuar që të kontribuojë sa më shumë në zhvillimin profesional dhe akademik të personelit dhe administratës duke organizuar trajnime, tryeza dhe konferenca në tri fusha kryesore: të mësimdhënies, të hulumtimit dhe të udhëheqjes.

Fotot e lajmit

tp-bottom