Universiteti i Gjakovës filloi implementimin e projektit  nga programi i granteve për mbështetje universitare nga Ambasada Amerikane

Universiteti i Gjakovës filloi implementimin e projektit nga programi i granteve për mbështetje universitare nga Ambasada Amerikane

Projekti “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së mësuesve akademikë për sistemin Universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë” i mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe programi i granteve për mbështetje universitare filloj së implementuari. Sot rektori Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, zyrtari për cilësi Daut Islami dhe zyrtari për marrëdhënje me jashtë Denis Spahija pritën në takim Profesoreshën Sharon Y. Hart dhe kordinartorin e projektit z. Qëndrim Lluka. Ata duskutuan mekanizmat që ka në shfrytëzim Universiteti i Gjakovës për sigurim të cilësisë por edhe atë se çfarë pritet të arrihet me projektin. U theksua që të gjitha universitetet publike në Kosovë do të punojnë së bashku për të krijuar një model praktik të një sistemi gjithëpërfshirës të performancës së stafit akademik i cili do t’i plotësojë nevojat specifike, shqetësimet dhe karakteristikat e stafit mësimor dhe administratës së secilit universitet, model i cili do të përfshijë standardet dhe udhëzimet e duhura për cilësinë akademike dhe mësimdhënien siç përcaktohet nga të dyja Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA).

Duhet të ceket se rezultatet e pritura pas implementimit të plotë, duhet të rezultojnë si në vijim:

  • përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së mësimdhënies;
  • njohja e roleve dhe përgjegjësive të ndryshme të secilit professor brenda dhe jashtë Universitetit;
  • Promovimin e bursës së mësimdhënies;
  • Inkurajimi i lidhjes midis mësimdhënies dhe hulumtimit;
  • Integrimin e vlerësimit të mësuesve dhe programeve të zhvillimit profesional;
  • Përfshirja e vendimeve rreth promovimit, punësimit të përhershëm dhe pages në baza meritore;
  • Nxitjen e një komuniteti etik universitar.

Fotot e lajmit

tp-bottom