Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin "Luigj Gurakuqi"
Gjatë vizitës në Shkodër, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Dr. Suzana Golemi, Rektore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i marrëveshjes është shkëmbimi i stafit dhe studentëve, si dhe aplikimi në projekte të përbashkëta.
Gjithashtu, u pajtuan për fillimin e procedurave të aplikimit për programe të përbashkëta në fushat e studimit me interes të përbashkët. Në këtë takim rektori u shoqërua nga Prorektori për Buxhet dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi, anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.