Universitetin e Gjakovës e vizitoi Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së

Universitetin e Gjakovës e vizitoi Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani priti për vizitë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” Kryesuesin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Naser Bajraktarin.

Rektori Nimani e njoftoi për ecurinë e punëve në UGJFA dhe e falënderoi për vizitën, prof. Bajraktarin! 

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit mes dy universiteteve, në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet dhe synimet e përbashkëta.

Prof. Dr. Naser Bajraktari i shprehu mirënjohje dhe falënderim për pritjen, rektorit Nimani.

tp-bottom