Sfidat dhe menaxhimi i procesit universitar përballë pandemisë

Sfidat dhe menaxhimi i procesit universitar përballë pandemisë

Dje më datë 14.09.2020 Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi ishte i ftuar në Kanal 10 ku u bisedua lidhur me Sfidat dhe menaxhimin e procesit universitar përballë pandemisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Profesori njoftoi që Universiteti i Gjakovës ka marrë të gjitha masat dhe udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë të cilat do të zbatohen gjatë mbajtjes së provimeve në afatin e Shtatorit ku në çdo njësi akademike është bërë dezinfektimi i sallave dhe zvogëlimi i numrit të karrigeve dhe bankave sipas planit të veprimit të hartuar nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Rektori gjithnjë në mbrojtje kundër Covid-19.

Sa i përket organizimit të mbajtjes së ligjëratave online, Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi u shpreh tejet i kënaqur duke thënë se 95% e studentëve kanë përcjellë ligjëratat online kjo falë përkushtimit të Menaxhmentit të Universitetit i cili i ka menduar hapat sesi duhet të zhvillohet ky proces. Në lidhje me vështirësitë e mbajtjes së mësimit online Profesori në fillim kishte hezitim se si do të realizohej mbajtja e ligjëratave në këtë formë, por duke parë interesimin e madh të studentëve në ligjëratat online ajo u realizua me sukses duke falënderuar edhe IT-të e Universitetit.

Lidhur me fillimin e vitit të ri akademik, Profesori tregoi që janë bërë përgatitjet e nevojshme sa i përket dezinfektimit të sallave dhe korridoreve si dhe është marrë vendim që të zvogëlohet numri i studentëve në salla dhe të rritet numri i grupeve duke bërë që një grup të ketë 20-25 studentë.

Të gjitha informacionet dhe detajet tjera sa i përket intervistës së profesorit, ato mund t’i gjeni të plota në linkun (minuta e 15-të):

https://youtu.be/qNZonGj6ZnI

Fotot e lajmit

tp-bottom