Universiteti i Gjakovës u ndanë certifikata studentëve për punën praktike

Universiteti i Gjakovës u ndanë certifikata studentëve për punën praktike

Rektori i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" së bashku me Prorektoren znj. Vjollca Dibra dhe Sekretaren  znj. Linda Dula Halilabazi ndau certifikata për grupin e dytë të studentëve të cilët e përfunduan punën praktike në administratën e UGJFA-së.

Rektori Nimani i përgëzoi për angazhimin dhe ju uroi suksese në rrugëtimin e tyre duke e lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

Po ashtu, studentët u shprehën falënderues për mundësinë që iu ofroi UGJFA-ja dhe u ndanë të kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet stafit.

Studentët, punën praktike e zhvilluan në njësitë e administratës së tri fakulteteve dhe në administratën qendrore të UGJFA-së, praktikë e cila zgjati tre muaj.

Puna praktike ka si objektiv që t'iu ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, duke krijuar përvojë të punës në administratë, si staf mbështetës në njësitë administrative të UGJFA-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom