Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore  Ndërkombëtare

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, së bashku me UGJFA-në dhe 10 partnerë në kuadër të programit të  ERASMUS+  për ndërtimin e kapaciteteve mbështetur nga Bashkimi Europian, ju fton të merrni pjesë në Konferencën e dytë Shkencore Ndërkombëtare për teorinë në praktikë si sfidë njohëse, edukative dhe sociale.

Konferenca do mbahet online më 17-18 shtator 2020 dhe  do zhvillohet në gjuhën angleze.
Punimin tuaj duhet ta paraqisni më 17 shtator  duke zgjedhur një nga  temat e mëposhtme:

  1. Teoria arsimore dhe praktika
  2. Shkenca dhe kërkimi
  3. Praktika dhe zhvillimi shoqëror
  4. Informacioni dhe strategjia

 Ju jeni të ftuar poashtu të paraqisni abstraktin tuaj për prezantim në dy punëtori të cilat do të mbahen më 18 shtator, 2020 me temat:

  1. Qasjet teorike interdisiplinare
  2. Praktika dhe zhvillimi shoqëror

Autorët duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin me 250 fjalë dhe afati i fundit për pranim është 31 gusht 2020. Abstrakti mund të dorëzohet edhe në web faqen e konferencës: https://t2p-conference.org/ ose direkt në email-in e konferencës: [email protected]
Autorët do informohen më 15 shtator nëse abstrakti i tyre është pranuar.
Punimet e plota duhet të dorëzohen deri më 30 shtator 2020 dhe të gjitha do publikohen në librin “proceedings”, kurse më të mirat do zgjidhen të publikohen në revista shkencore të mbështetur në konferencë.

tp-bottom