Rektori Nimani prezenton draft statutin dhe të arriturat e UGJFA-së në MASH

Rektori Nimani prezenton draft statutin dhe të arriturat e UGJFA-së në MASH

Sot u mbajt takimi i rektorëve me Komisionin për Statute të UP-ve dhe me Ministrin e Arsimit z.Ramë Likaj.

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani prezantoi draft-statutin e UGJFA-së dhe të arriturat e Universitetit me qëllim te realizimit të misionit dhe vizionit të UGJFA-së.

Po ashtu u dakorduan për procedimin e statuteve në qeveri dhe parlament për miratim.

Ministri Likaj po i mbështetë fuqishëm universitetet publike, me besimin që në fillim të vitit të ri akademik të  kemi edhe statutet e përhershme të aprovuara nga parlamenti.

Në takim ishin prezent rektorët e universiteteve publike, Artan Nimani, Bajram Kosumi, Alush Musa, Agron Bajraktari, si dhe Komisioni i Minisitrisë Bekim Samadraxha, Drita Kadriu dhe këshilltarët e Ministrit.

Pjesë e takimit ishte Ministri Likaj, mbështetës i fuqishëm i zhvillimeve pozitive në universitete.

 

tp-bottom