New Era Publication International dhuron libra për bibliotekën e Universitetit të Gjakovës

New Era Publication International dhuron libra për bibliotekën e Universitetit të Gjakovës

New Era Publication është një shtëpi botuese në Danimarkë, e cila po zhvillon një fushatë sensibilizuese në të gjitha bibliotekat ndërkombëtare. Për bibliotekën e Universitetit tonë ka zgjedhur të dhurojë 8 libra të autorit L. Ron Hubbard të përkthyer në shqip. Këta libra trajtojnë tema të ndryshme me theks të veçantë në mirëqenien mentale, se si të jemi të lumtur, të jetojmë e të punojmë më mirë. Disa nga titujt janë: "Bazat e mendimit", "Problemet e punës", "Një këndvështrim i ri për jetën", "Rruga drejt lumturisë." etj.

New Era Publication poashtu organizon një seminar që do mbahet online me datë 27 Gusht. Udhëheqësi i seminarit është Marc de Turck dhe do të jetë i përkthyer në shqip. Në këtë seminar do të bëhet një prezantim i Dianetics (që do të thotë shkencë e mendjes, se si mendja ndikon ne trupin e njeriut). Përmes këtij seminari ju do të fitoni njohuri mbi mënyrën e funksionimit të mendjes dhe impaktit të saj në trupin e njeriut.

Studentët dhe stafi të interesuar për seminarin mund të kontaktojnë në email-in më poshtë: [email protected].

tp-bottom