Universiteti i Gjakovës u ndanë certifikata studentëve për punën praktike

Universiteti i Gjakovës u ndanë certifikata studentëve për punën praktike

Sekretarja e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, znj. Linda Dula Halilabazi ndau certifikata për studentët të cilët e përfunduan punën praktike në administratën e UGJFA-së.

Sekretarja Halilabazi i falënderoi studentët për përkushtimin gjatë punës praktike dhe iu ofroi atyre përkrahje të parezervë, duke i uruar për arritje dhe suksese në çdo sferë të jetës!

Po ashtu, studentët u shprehën falënderues për mundësinë që iu ofroi UGJFA-ja dhe u ndanë të kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet stafit.

Studentët, punën praktike e zhvilluan në njësitë e administratës së tri fakulteteve dhe në administratën qendrore të UGJFA-së, praktikë e cila zgjati tre muaj.

Puna praktike ka si objektiv që t'iu ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, duke krijuar përvojë të punës në administratë, si staf mbështetës në njësitë administrative të UGJFA-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom