Senati mbanë mbledhjen e radhës, shqyrtohen çështje të rëndësishme për Universitetin
Sot, më 28 korrik 2020, Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen XVI-të.
Në këtë mbledhje, Senati diskutoi për pikat e rendit të ditës: shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimin dhe aprovimin e raporteve të komisionit të studimeve dhe komisionit të ankesave të Senatit, formimin e grupeve punuese për përgatitjen e aplikimeve të reja në AKA, shqyrtimin e kërkesave dhe shkresave drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.
Anëtarët e Senatit diskutuan dhe i shqyrtuan pikat e rendit të ditës dhe çështje të tjera, të cilat në pajtueshmëri dhe njëzëri i miratuan ato.
Senati i UGJFA-së është i përkushtuar në marrjen e vendimeve për çështjet e përgjithshme strategjike të rëndësishme për Universitetin.