Universiteti i Gjakovës, shembull për studim cilësor

Universiteti i Gjakovës, shembull për studim cilësor

Gjallëria që vjen nga punimet, projektet dhe puna praktike e studentëve të Universitetit të Gjakovës, bën që sallat për lexim, bibliotekat, madje edhe hollët e të gjitha objekteve, të jenë të stërmbushura me studentë të të gjitha fakulteteve, të cilët janë pasuri e shtuar për këtë institucion.

Kërkesat e studentëve për të mësuar gjatë gjithë ditës janë të mëdha, gjë që dëshmon se në këtë institucion mësimi dhe studimi nuk përfundon me përfundimin e orëve të ligjëratave.

Megjithatë, studentët nuk janë të vetmit të angazhuar gjatë tërë kohës, bashkë me ta qëndrojnë edhe profesorët e tyre, të cilët janë të hapur dhe në gjendje për t’i ndihmuar e këshilluar ata çdoherë.

Prandaj, bashkimi i studentëve të etur për dije, i profesorëve të përgatitur e komunikues dhe i kushteve moderne që posedon Universiteti i Gjakovës, bëjnë që rezultati të jetë ky që është sot, qindra të rinj të diplomuar dhe të përgatitur maksimalisht për tregun e punës, që po shërbejnë si ambasadorët më të mirë për promovimin e cilësisë së UGJFA-së.

tp-bottom