Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familja Rexhepi dhe familja Tolaj!

Lajmi për vdekjen e Dr. Sylejman Rexhepit dhe Dr. Ali Tolajt na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj më lejoni që në emrin tim dhe të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Kontributi i Dr. Ali Tolaj dhe Dr. Sylejman Rexhepit ishte i çmueshëm, ishin njerëz të ndershëm. Ata mbyllën sytë përgjithmonë për të na lënë trashëgim, shembëlltyrën e mjekëve të përkushtuar. Ikja e Dr. Tolajt dhe Dr. Rexhepit do të lë një zbrazëtirë të përhershme në mjekësinë kosovare, por emri i tyre do të mbetet përherë i skalitur në historikun e mantelbardhëve!

Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegët e tyre, fatkeqësisht e humbën betejën kundër virusit COVID-19!

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!

Me respekt,

Artan Nimani

Rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

tp-bottom