Rektori Nimani u prit nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z. Nait Hasani

Rektori Nimani u prit nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z. Nait Hasani

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u prit në takim  nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, z. Nait Hasani.

Rektori Nimani dhe Ambasadori Hasani e informuan njëri-tjetrin për të arriturat, punën dhe veprimtarinë e tyre si dhe për projektet që po i realizojnë me institucionet në të cilin ata udhëheqin.

Po ashtu, miqësisht biseduan mbi zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj dhe ndanë mendime të njëjta.

Rektori i UGJFA-së, Prof. Ass. Dr. Artan Niamni e falënderoi Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z Nait Hasanin për pritjen dhe ndërmjet tyre pati dakordim për aktivitete të përbashkëta.

 

tp-bottom