Universiteti i Gjakovës zgjeron partneritetin në Shqipëri, lidh bashkëpunim me Institutin Kanadez për Teknologji

Universiteti i Gjakovës zgjeron partneritetin në Shqipëri, lidh bashkëpunim me Institutin Kanadez për Teknologji

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe rektori i Institutit Kanadez për Teknologji, Prof. Dr. Sokol Abazi dakordohen për projekte të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë dhe teknologjisë.

Ky bashkëpunim përfshinë krijimin e partneritetit strategjik midis dy palëve dhe forcimin e bashkëpunimit, i cili u arritë falë kontributit të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, z. Nait Hasani.

Bashkëpunimet e lidhura nga UGJFA-ja me institucione pasqyrojnë gatishmërinë e institucionit për të forcuar bashkëpunimin me partnerë strategjikë në Shqipëri dhe më gjerë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive për nisma të përbashkëta, në të cilën përfitojnë si studentët ashtu edhe stafi akademik.

tp-bottom