FTESË PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË BIZNES PLAN “Ndërmarrësia Digjitale dhe Shërbimet ICT- Koncepti Biznesor Post Covid 19”
Prishtina REA, e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të programit “Rritja e punësimit të të rinjve përmes ofrimit të shërbimeve të trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj” ka filluar bashkëpunimin me Universitetin e Gjakovës në një projekt shumë atraktiv nga regjioni i Gjakovës dhe Prizrenit.
Ky projekt ofron trajnime praktike dhe teorike nga “Planifikimi Biznesor për Start up potencial me përgatitje dhe ide nga sektori i ICT dhe Digjitalizimit” duke u dhënë mundësi të rinjve me interes në sektorin digjital, për t’ju mundësuar monitorim profesional në zhvillim të planit të biznesit.
Objektivat kryesore të projektit: mbështetja e të rinjve në planifikimin biznesor; hulumtimi i tregut; marketing; financa; shërbim e produkt; nxitja e rritjes së vetpunësimit të të rinjve.
Targetohen të rinj entuziast.
Trajnimet ofrohen falas për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, nga regjionet e Gjakovës dhe Prizrenit.
Për të marrë pjesë në këto trajnime, ju lutem plotësoni formën e aplikimit, si më poshtë dhe e dërgoni në email-in: [email protected] apo tel: 038 244 951.
Ftesa për aplikim për trajnime