Rektori Nimani merr pjesë në takim me Kryeministrin Hoti
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani merr pjesë në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.
Takimi i rektorit Nimani, së bashku me rektorët tjerë të universiteteve publike ishte takim punues dhe njoftues dhe e vlerësoi si pozitiv takimin me Kryeministrin Hoti.
Në këtë takim u njoftuan me programin qeverisës për fushën e arsimit për disa nga prioritetet më të rëndësishme që kanë universitetet publike në Kosovë.
Takimi ishte mjaft produktiv, ku pati dakordim për evidentimin e çështjeve të cilat kanë nevojë universitetet, për disa ndryshime ligjore në universitete për nevojat e tregut të punës, miratimin e statuteve të universiteteve në Kuvendin e Kosovës, që ka për qëllim pavarësimin e plotë të tyre dhe ndihmën për përmbushjen e disa kritereve që kërkohen nga Agjencia e Akreditimit.
Rektorët dhe Kryeministri Hoti u dakorduan për takime të rregullta në orientimin e politikave programore në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.