Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën e Rektorëve
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës, ku nga sot kryesimin e saj do ta ketë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.
Në këtë Konferencë ka marrë pjesë rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i cili e përgëzoi rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Fillaku, për punën e deritashme në ngritjen e cilësisë dhe vlerave të universiteteve publike të Kosovës, gjatë mandatit sa ishte Kryesues i Konferencës.
Pos tjerash, rektori Nimani e urojë për zgjedhjen e Kryesimit të Konferencës, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të përbashkëta.
Në Konferencë, rektorët premtuan se do të punojnë në orientimin e politikave programore në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në ngritjen e cilësisë në arsim për studentët, në mobilitet dhe hulumtime, në promovime shkencore dhe shkëmbim të përvojave.