Dhoma e Shëndetit Mendor

Laboratori (Dhoma) e Shëndetit Mendor në Fakultetin e Mjekësisë është një hapësirë moderne dhe funksionale, e krijuar për të mbështetur mirëqenien psikologjike, emocionale dhe sociale të studentëve. Ky ambient ofron kushte të përshtatshme për relaksim, rehabilitim, zhvillim personal dhe tejkalimin e sfidave që studentët mund të hasin gjatë periudhës së studimeve.

Dhoma është e pajisur me teknologji bashkëkohore, duke përfshirë një Smart Board për zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe interaktive, si dhe kënde rekreative me lojëra sociale dhe edukative, si shahu, domino dhe aktivitete të tjera që nxisin komunikimin, bashkëpunimin dhe socializimin. Gjithashtu, ambienti përfshin një kënd të vogël për pushim dhe mini-bufe, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për studentët.

Në këtë hapësirë organizohen sesione të këshillimit, rehabilitimit dhe promovimit të shëndetit mendor, të udhëhequra nga profesorë të fushës së shëndetit mendor, psikologë, sociologë dhe profesionistë të tjerë. Gjithashtu zhvillohen ligjërata, punëtori dhe aktivitete ndërvepruese që synojnë forcimin e mirëqenies emocionale, zhvillimin e aftësive sociale, rritjen e kreativitetit, menaxhimin e stresit dhe promovimin e një mjedisi universitar mbështetës dhe gjithëpërfshirës.

Kjo hapësirë përfaqëson angazhimin e Fakultetit të Mjekësisë për të promovuar shëndetin mendor si një komponent thelbësor të suksesit akademik dhe zhvillimit profesional të studentëve, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për mirëqenien dhe cilësinë e jetës së tyre universitare.

Dhoma e Shëndetit Mendor Dhoma e Shëndetit Mendor Dhoma e Shëndetit Mendor
tp-bottom