Laboratori i Infermierisë 2

Laboratori Nr. II i Fakultetit të Mjekësisë është një mjedis modern mësimor, i projektuar për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve në fushat bazë të shkencave mjekësore. Laboratori mbështet procesin e të nxënit duke u mundësuar studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën përmes pajisjeve dhe modeleve bashkëkohore didaktike.

Laboratori është i pajisur me manekinë dhe modele anatomike moderne që mbulojnë lëndët e anatomisë, fiziologjisë dhe patologjisë. Ai përfshin skelete anatomike me paraqitje të detajuar të strukturës kockore të trupit të njeriut, modele anatomike të sistemit muskulor me përshkrime të hollësishme të muskujve, si dhe modele të organeve të njeriut që mundësojnë studimin e strukturës dhe funksionit të tyre.

Përveç kësaj, laboratori disponon sete të ndryshme për ushtrimin e teknikave të qepjes kirurgjikale, si dhe manekinë të tjerë funksionalë që shërbejnë për zhvillimin e aftësive praktike dhe demonstrimin e procedurave mjekësore.

Me infrastrukturën dhe pajisjet e tij moderne, Laboratori Nr. II kontribuon në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në përgatitjen profesionale të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke ofruar një mjedis bashkëkohor për mësim, ushtrime praktike dhe zhvillimin e kompetencave klinike.

 

Laboratori i Infermierisë 2 Laboratori i Infermierisë 2 Laboratori i Infermierisë 2
tp-bottom