Laboratori i Infermierisë 1

Laboratori Nr. I i Fakultetit të Mjekësisë është një hapësirë moderne mësimore dhe laboratorike, e krijuar për të mbështetur zhvillimin e aftësive praktike të studentëve. Përmes pajisjeve bashkëkohore dhe metodave të avancuara të simulimit, studentët kanë mundësi të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë, duke fituar kompetencat e nevojshme profesionale.

Laboratori është i pajisur me manekinë multifunksionalë, manekinë për reanimim (CPR), aparat EKG, aspirator, nebulizator, oksigjenkoncentrator, defibrilator, sterilizator, manekinë për kateterizim, pajisje për imobilizim dhe fiksim, pajisje për menaxhimin e emergjencave, centrifugë, modele për sigurimin e vijës venoze, detektor me rreze për lokalizimin e venave, manekinë simulues për injeksione intramuskulare, mikroskopë optikë dhe elektronikë, sete materialesh mikrobiologjike, modele të shputës diabetike, manekinë simulues për trajtimin e llojeve të ndryshme të plagëve, sfygmomanometra, termometra, glukometra, si dhe materiale të tjera të nevojshme për zhvillimin e mësimit praktik.

Ky laborator përfaqëson një mjedis modern dhe funksional, i cili kontribuon në përgatitjen profesionale të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke i aftësuar ata për t'iu përgjigjur kërkesave të praktikës klinike dhe standardeve bashkëkohore të arsimit në shkencat shëndetësore.

Laboratori i Infermierisë Laboratori i Infermierisë Laboratori i Infermierisë
Laboratori i Infermierisë    
tp-bottom