Njoftim – Zgjedhjet e Studentëve 2019

Njoftim – Zgjedhjet e Studentëve 2019


Në zbatim të Statutit të Përkohshëm dhe Rregullores për Zgjedhjet e Studentëve, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur me datë 03.04.2019, ka marrë vendim për shpalljen e Zgjedhjeve të Studentëve të Universitetit, të cilat do të mbahen me datë 02.05.2019.

Universiteti i Gjakovës inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Njësitë Akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

Universiteti inkurajon kandidimin e studentëve më të mirë dhe të gjitha organizatat studentore (OS) të cilat në programin e tyre nuk kanë agjendë politike, fetare dhe racore, që denjësisht t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve.

Organizatat studentore, të interesuara për të marrë pjesë në Zgjedhjet Studentore, për Këshilla të Studentëve për Fakultete dhe për Parlament të Studentëve, do të certifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Paraprakisht, OS, duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike (MAP), konform Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare.

Me rastin e aplikimit, për certifikim në KQZ, organizatat studentore duhet të dorëzojnë edhe Listat e deklarimit të studentëve, në mbështetje për certifikimin e Organizatës studentore për zgjedhjet e studentëve 2019, me më së paku 50 nënshkrime, për certifikim për zgjedhjet për Këshill studentëve dhe me së paku 150 nënshkrime, për certifikim për zgjedhjet për Parlament të studentëve.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” të gjithë studentëve iu uron një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik! 

Zgjedhjet studentore

tp-bottom