UGJFA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me DIEMER SH.P.K

UGJFA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me DIEMER SH.P.K

Sot më 27 Maj 2020 Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” i përfaqësuar nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe DIEMER sh.p.k. përfaqësuar nga drejtori z. Jetmir Durmishi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për mundësimin e punës praktike të studentëve të UGJFA-së të cilët do kenë qasje në hapësirat e prodhimit dhe laboratorët e DIEMER sh.p.k..

Z. Durmishi me këtë rast bëri një donacion me mjete dezinfektuese për stafin e UGJFA-së dhe premtoi mbështetje në tejkalimin e pandemisë së COVID-19 me produktet dhe teknologjitë që ky biznes inovativ disponon për tregun e Kosovës në sferën e industrisë kimike.

 

 

tp-bottom