Mësimi online në Universitetin e Gjakovës po funksionon me sukses

Mësimi online në Universitetin e Gjakovës po funksionon me sukses

Mësimi në distancë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”  po i realizon pritshmëritë dhe po funksionon shumë mirë, përmes SMU dhe Google Meet, si në drejtim të studenteve ashtu dhe profesorëve.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”,  Prof. Ass. Dr. Artan Nimani është i sigurt se në kushte të pandemisë, mësimi virtual do të ngrit nivelin e përdorimit të teknologjisë informative në procesin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe me këtë po hapim një kapitull të ri modern në arsimin e lartë.

Një arritje e nevojshme është se po realizohet me sukses plani dhe programi mësimor, pa krijuar asnjë problematikë dhe duke realizuar procesin e mësimdhënies, mësim nxënies dhe monitorimit online në kohë reale.

Rektori Nimani bën thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, të marra nga Qeveria e Kosovës, duke pasur kujdes të shtuar në mbrojtje të shëndetit të të gjithëve.

 

tp-bottom