Hapet thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021 në kuadër të programit Mevlana Exchange
Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik me kohë të plotë midis Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit Celal Bayar në Manisa të Turqisë.
Studentët e nivelit bachelor dhe stafi akademik me kohë të plotë nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” kanë mundësinë të aplikojnë në Universitetin Celal Bayar në Manisa të Turqisë për bursa shkëmbimi.
Fushat e aplikimit:
-Gjuhë Turke;
-Mësimdhënie e gjuhës turke;
-Gjuhë e huaj;
-Shkenca filologjike;
Kushtet e aplikimit për studentët:
Studentët që aplikojnë për periudhë shkëmbimi në Universitetin Celal Bayar në Manisa të Turqisë duhet:
- Të jenë të regjistruar në Universitetin e Gjakovës në programin bachelor viti II,
- Studentët Bachelor të kenë një mesatare së paku 2,5 në një shkallë me 4 pikë (8 në shkallë prej 10);
- Të njohin gjuhën e mësimdhënies së departamentit në Universitetin Celal Bayar në Manisa të Turqisë.
- Studentët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës turke/ angleze, në varësi të programit të tyre të studimit.
0Dokumentacioni për aplikim për studentët:
- Candidate Student Application Form:
- Listë Notash dhe Vërtetim studenti në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet mobiliteti;
- Certifikata e Gjuhës së huaj;
Kohëzgjatja:
- 1-2 semestra akademike;
Kompensimi financiar për studentët:
- Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj.
Studentët e paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
- Kostot e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga vetë aplikantët.
Dokumentacioni për aplikim për stafin:
- CV + Lista e publikimeve në gjuhën angleze/turke;
- Academic staff information form, sipas linkut:
Kohëzgjatja:
- 2 javë deri në 3 muaj;
Kompensimi financiar për stafin:
- Kompensim ditor për stafin (45 - 55 TL/ditë);
- Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)
Për më shumë informata shikoni linkun: http://ebs.cbu.edu.tr/?CBU=internationalPrograms
Vërejtje: Kosova është me drejt aplikimi në Shkencat shoqërore dhe njerëzore
Afati i aplikimit: 18 Mars 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e UGJFA-së, në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga e Hëna në të Premte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailet: [email protected] dhe [email protected]