Urimi i Rektorit Nimani për Festën e 8 Marsit - Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Urimi i Rektorit Nimani për Festën e 8 Marsit - Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Me rastin e kësaj dite të shënuar iu përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite.

Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme në këtë botë për t’i fituar të drejtat. 8 Marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, por sigurisht nuk kemi nevojë që vetëm një ditë t’i kujtojmë përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.

Vajzat dhe gratë që punojnë në UGJFA kanë pozita në nivel menaxhues dhe koordinues, në secilën pozitë janë dëshmuar dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Prandaj, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për vajza të arsimuara dhe të ngritura profesionalisht, në mënyrë që të krijojmë një gjeneratë shpresëdhënëse për vendin tonë.

Ta gëzoni festën!

Me nderime,
Prof. Ass. Dr. Artan Nimani
Rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Fotot e lajmit

tp-bottom