Rektori Nimani uron mësimdhënësit për 7 mars

Rektori Nimani uron mësimdhënësit për 7 mars

7 Marsi – Dita e Mësuesit, përherë duhet të na motivojë edhe më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë.

Të nderuar mësimdhënës, për mundin dhe punën tuaj në gjithë këto vite, ju meritoni falënderim të veçantë për durimin dhe përkushtimin që keni treguar në këtë rrugë të vështirë e plot sfida. Ju jeni frymëzim dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e popullit tonë.

Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve dhe profesorëve ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik!

Gëzuar 7 Marsin!

tp-bottom