Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues në UGJFA
Sot, më 24 shkurt 2020 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, ku u diskutuan pikat e rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për vitin 2019;
- Shqyrtimi dhe miratimi i rregulloreve në proces sipas Komisioneve funksionale;
- Vendimi mbi themelimin e revistës shkencore;
- Vendimi për themelimin e instituteve dhe formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores së instituteve;
- Shqyrtimi i kërkesave dhe ankesave drejtuar KD-së;
- Të ndryshme.