REKTORI NIMANI U TAKUA ME SHOQATËN E INTELEKTUALËVE “JAKOVA”
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, së bashku me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë znj. Vjollca Dibra pritën në takim Prof. Dr. Ruzhdi Sefa nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.
Ndër të tjera ata diskutuan për nismën e një marrëveshje bashkëpunimi. Takimi u realizua me qëllim të bashkërendimit për bashkëorganizimin e kalendarit vjetor të ngjarjeve të karakterit edukativo-arsimor dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Rektori Nimani u zotua se do të mbështes këtë nismë dhe premtoj thellim të bashkëpunimit me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”.