Urime 28 nëntori
Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" prof.ass.dr. Artan Nimani, së bashku me studentët, stafin menaxherial dhe akademik përcjell urimet më të përzemërta çdo shqiptari me rastin e 28 Nëntori që shënon ngritjen e flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dëshirën që të jetojmë përherë në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, duke mbrojtur të tashmen, e në këtë mënyrë duke ndihmuar njëri tjetrin!
Sot, kjo festë gjeti shqiptarët duke luftuar për mbijetesë si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Lutemi për familjet e goditura nga tërmeti!