Mbahet prezantimi për platformën HP LIFE në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me YMCA Movement – YMCA Lëvizje në Kosovë, mbajti prezantimi për platformën HP LIFE, me qëllim të informimit dhe promovimit të mundësive për zhvillimin e aftësive profesionale përmes kurseve online falas.
Gjatë prezantimit, studentët u informuan për mundësitë që ofron platforma HP LIFE, e cila përfshin kurse në fusha të ndryshme, si biznesi, marketingu, komunikimi, lidershipi, teknologjia dhe zhvillimi profesional.
Përfaqësuesit e YMCA Movement prezantuan mënyrën e regjistrimit dhe përdorimit të platformës, përmbajtjen e kurseve, si dhe mundësinë e përfitimit të certifikatave pas përfundimit të tyre.
Përmes këtij prezentimi, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me një platformë që u mundëson të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja, të përmirësojnë profilin e tyre profesional dhe të përgatiten më mirë për sfidat e tregut të punës.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar në krijimin dhe promovimin e mundësive që mbështesin zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke nxitur bashkëpunimin me organizata dhe partnerë që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve.
Faleminderit YMCA Movement – YMCA Lëvizje në Kosovë për bashkëpunimin dhe kontributin në informimin dhe fuqizimin e studentëve tanë!
Për më shumë studentët duhet të skanojn QR kodin të bashkangjitur dhe të regjsitrohen për të ndjek trajnimet online dhe falas.