Njoftim rreth provimit pranues (afati i dytë) Master 2026/2027
Ju njoftojmë se provimi pranues (afati i dytë) për nivelin Master 2026/2027 mbahet të premten me datë 30.10.2026, në objektet e fakulteteve përkatëse, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në objektin e katër Fakulteteve)
Programi Studime Letrare, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!