UFAGJ Forcon Kapacitetet Digjitale përmes Platformës KREN dhe Projektit SHER

UFAGJ Forcon Kapacitetet Digjitale përmes Platformës KREN dhe Projektit SHER

Gjakovë – Më datë 22 Prill 2025, në Rektoratin e UFAGJ-së, u mbajt punëtoria mbi ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik dhe administrativ për përdorimin e shërbimeve që ofron Kosovo Research and Education Network (KREN), mbështetur nga projekti Sustainable Higher Education and Research in Kosovo (SHER), një nismë e financuar nga Austrian Development Cooperation dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të informojë pjesëmarrësit mbi shërbimet dhe infrastrukturën e KREN-it, si dhe të theksojë rëndësinë e integrimit të shërbimeve digjitale në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe administratë.

Duke ju uruar mirëseardhje, rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku potencoi rëndësinë e digjitalizimit të shërbimeve në UFAGJ dhe forcimin e kapaciteteve të stafit akademik dhe administrativ në punën e tyre të përditshme. Ndërkohë, udhëheqësi i projektit SHER, z. Aqim Emurli, theksoi se UFAGJ është përzgjedhur si pilot projekt për përdorimin e shërbimeve të KREN-it, duke theksuar nevojën për arritjen e objektivave të kësaj iniciative në mënyrë që ajo të zgjerohet edhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Në sesionin e parë të punëtorisë, pjesëmarrësit u informuan nga z. Albert Aliu – ekspert i programit SHER, mbi shërbimet dhe infrastrukturën e KREN-it, duke u ndalur tek mjetet digjitale të disponueshme dhe rëndësinë e integrimit të tyre në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe administratë. Sesioni i dytë u fokusua në strategjitë dhe nevojat për digjitalizim, si dhe statusin aktual të UFAGJ-së dhe sfidat në adoptimin e mjeteve cloud-based dhe mjeteve të tjera të bashkëpunimit. Sesioni i tretë u përqendrua në demonstrimet praktike të platformave si MS Entra, MS Teams, OneDrive, SharePoint, etj. Punëtoria u përmbyll me pyetjet nga pjesëmarrësit dhe diskutimin mbi hapat e ardhshëm të sesioneve të trajnimit.

Rrjeti Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) ka filluar që nga viti 2019, përmes projektit Kosovo Digital Economy (KODE), i mbështetur nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë (ME). Të gjitha aktivitetet, investimet dhe infrastruktura e KREN-it i dedikohen nevojave të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), si në sferën publike ashtu edhe në atë private.

Fotot e lajmit

tp-bottom