Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof. Nesim Vala, Gjakovë 30.06.2016

Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof. Nesim Vala, Gjakovë 30.06.2016

Fjala e Rektorit të UGjFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza

E nderuara Familje Vala!

Të nderuar profesorë, bashkëpunëtorë, studentë!

E nderuara Kryetare e Komunës së Gjakovës!

Dhe të gjithë Ju të pranishëm!

Ndarja nga prindi, shoku i jetës, vllau, miku, profesori është moment i vështirë! Por ky moment, po ashtu na bën të rikujtojmë veprat dhe të gjejmë sadopak ngushëllim për të zvogëluar dhembjen.

Pak më shumë se 80 vjet më parë u lind Profesor Nesim Vala në një familje me shumë tradita në Gjakovë ku kreu shkollën fillore, gjimnazin e ultë (1951) dhe vazhdoi në Normalen e Prishtinës.

Rrugëtimin prej gjeografi e metodologu e filloi me studimet e larta në Fakultetin  Shkencave Natyrore, Dega e Gjeografisë (1967),  studimet postdiplomike në Zagreb dhe mbrojtjen e tezën së Doktoraturës në Prishtinë në vitin 1984.

Si mësues dhe arsimtar në shkollat fillore, gjimnaz e normale, që nga viti 1955, e pastaj si një ndër themeluesit e SHLP “Bajram Curri” (1967) për të vazhduar në Fakultetin e Edukimit të UP-së, dega në Gjakovë deri në vitin 2011 u angazhua për edukimin e brezave të rinj me përkushtim e dashuri.

Fiziku i Profesorit Nesim na e forcoi besimin në thënien “MENDJA E SHËNDOSHË NË TRUP TË SHËNDOSHË” se ishte ndër themeluesit dhe lojtar aktiv i KH “Normalisti” më Prishtinë (1953-1955) dhe i KH “Vllaznimi” (1955 – 1960).

Në kohën kur rrezikohej qenia kombëtare nga sulmet më të egra, Profesori Nesimi do të jetë në ballë të organeve të UP dhe  SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë, në Pleqësi, kryesues i Këshilli ose zëvendës drejtor. Dhe, si kryetar i NKDLNJ (1993-1995) e shpërndau të vërtetën mbi atë çfarë ndodhte në Kosovë duke qenë një hallkë e rëndësishme për lëvizje çlirimtare që do pasonte deri tek pavarësia dhe shtet ndërtimi.

Mbi 40 punime profesinalo -shkencore, artikuj, qasje, tema, kumtesa, vlerësime dhe tekste universitare e madhërojnë punën dhe veprën e Profesorit Nesim, për të cilën në vitin 2001 Rektorati i UP i dha titullin Profesor “Emeritues”.


U preftë në paqe!


tp-bottom