Dokumentari “Trust me”, i nominuar për Oscar, shfaqet para studentëve të UFAGJ-s

Dokumentari “Trust me”, i nominuar për Oscar, shfaqet para studentëve të UFAGJ-s

Dokumentari i metrazhit të gjatë “Trust me” që trajton temën e manipulimit e keqinformimit dhe ndikimin e tij në shoqëri bashkë me nevojën për “edukimin” e mediave është shfaqur sot edhe para studentëve të UFAGj-së.

Dokumentari “Trust me” i drejtuar nga Roko Belic shpërfaq një sërë situatash reale për të dëshmuar fuqinë e dezinformimit e nëpërmjet tij manipulimin shoqëror. Pas shfaqjes së dokumentarit u realizua një diskutim i hapur mes përfaqësuesve të misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Lekë Berisha, ligjëruesja znj. Blerta Aliu dhe pjesëmarrësve nga UFAGj.

Ky diskutim kishte për  qëllim nxitjen e të menduarit kritik te studentët, rritjen e aftësisë për të gjykuar drejt rreth informacionit që marrim dhe përgjegjësinë tonë shoqërore në raport me të. Ky dokumentar u shfaq me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe vjen si vazhdimësi e Diskutimeve me studentë të Universiteteve publike në Kosovë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom