Takohet Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin 'Fehmi Agani' në Gjakovë
Të hënën, Këshilli Qendror për Sigurim të Cilësisë në Universitetin 'Fehmi Agani' në Gjakovë, i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Arben Boshnajku si kryetar, Prof. Ass. Dr. Dafina Kaçuri, Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu, Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj, Ass. Jetmir Durmishi, drejtuesi i zyrës për sigurim të cilësisë, z. Daut Islami, dhe z. Abedin Sadrija, u takuan për të diskutuar rreth zhvillimeve të sigurimit të cilësisë në universitet.
Në këtë takim u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së fundit, performanca e stafit akademik për vitin akademik 2022/23, përditësimi i manualit për vlerësimin e performancës, cilësisë dhe kurrikulave, si dhe çështje të tjera.
Në fund, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët për punën dhe përkushtimin e tyre në sigurimin e cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani”.