Mbahet takimi përmbyllës i projektit SUSWELL në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë
Më datën 08.11.2023 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt takimi përmbyllës i projektit të financuar nga Erasmus+, SUSWELL. Në këtë takim morën pjesë ekspertët nga universitetet partnere Evropiane si Universiteti ESSA (Lisbonë, Portugali), Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze (Groningen, Holandë), Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia (Helsinki, Finlandë) dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara Artevelde (Gent, Belgjikë), së bashku me partnerët vendorë sikurse Kolegji Heimerer e Medica Kosova.
Në kuadër të këtij takimi u prezantuan arritjet e deritanishme të CoP Gjakova që përfshijnë syllabuset e zhvilluara, të cilat po integrohen gradualisht në kurrikulat e programeve ekzistuese në Fakultetin e Mjekësisë së UFAGJ.
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku i përgëzoj të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe partnerët lokal për punën e bërë në kuadër të bashkëpunimit përmes projektit SUSWELL. Njëherit, së bashku me prorektorët Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, shprehën gatishmërinë e menaxhmentit dhe të stafit akademik për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve tona në të ardhëm përmes aplikimeve të përbashkëta në projekte ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë edhe studentët e programeve të përfshira në pilotimin e lëndëve sikurse fizioterapi, infermieri dhe menaxhim shëndetësor.