Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” kanë marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023.

Është ky edicioni i tetë i Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë i cili ofron mundësi të shumta për zhvillim profesional për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mundësi rrjetizimi për organizatat dhe asociacionet e biznesit, institucionet, dhe në veçanëti studentët, hulumtuesit, punëkërkuesit, etj.

Studentët e UFAGj prezantuan para të interesuarve informacione mbi universitetin, për historikun dhe të arriturat, për fakultetet dhe drejtimet që ofron Universiteti “Fehmi Agani”. Ata poashtu dhuruan disa libra të cilët për autorë kanë profesorë nga UFAGj.

Rreth 200 kompani e institucione pjesëmarrëse prezantuan ofertat e tyre të punës, punës praktike, trajnimit apo shkollimit. Përveç kësaj, panairi shërbeu si platformë për odat sektoriale dhe asociacionet biznesore të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe të shkëmbejnë përvoja të ndryshme.

Panairi organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).

Panairi ndahet në tri Pavijone:

Pavijoni i Punësimit;
Projektuar për punëkërkuesit që të eksplorojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës, të takohen me rekrutues nga sektorë të ndryshëm dhe të rrisin rrjetin për kërkim të punës.

Pavijoni i Karrierës;
Projektuar për studentët në kërkim të mundësive akademike, trajnimeve, bursave, studimeve ose punës praktike.

Pavijoni i Ndërmarrësisë;
Projektuar për Organizatat e Anëtarësimit të Biznesit (BMO) dhe NVMM-të për të shkëmbyer dhe diskutuar qasje praktike dhe inovatore për vlerë të shtuar dhe rritje ekonomike.

Fotot e lajmit

tp-bottom