Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e Punëtorisë për Rrjetëzim të Zyreve të Karrierës

Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e Punëtorisë për Rrjetëzim të Zyreve të Karrierës

Në Prishtinë u mbajt punëtoria “Rrjetëzimi i Zyreve të Karrierës të Universiteteve publike në Kosovë”. Në këtë punëtori Universiteti “Fehmi Agani” u përfaqësua nga znj. Freskina Mula Ermeni, udhëheqëse e Zyrës së Karrierës në UFAGj.

Në këtë punëtori u diskutua për bashkëpunimin e zyreve ndërmjet vete, për hapat që dërgojnë në zhvillimin sa më të mirë të punëve të zyreve të karrierës.

Bashkëpunimi për organizim të panaireve dhe workshopeve të ndryshme, u panë si forma adeukate që mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Ndër të tjera u përmend edhe bashkëpunimi me biznese ku në të cilat munden të orientohen studentët që të marrin njohuritë e duhura për fusha të caktuara që janë pjesë e programeve të tyre të studimit.  

Poashtu u diskutua për përfshirjen e studentëve përmes mjeteve digjitale, rrjetëzimin, si dhe përfshirja e alumnit.

Punëtoria është e mbështetur nga GIZ DIMAK Kosova.

Fotot e lajmit

tp-bottom