Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan edhe një marrëveshje

Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan edhe një marrëveshje

Në frymën e zhvillimit të një edukimi universitar sa më të afërt me tregun e punës, me datën 29/12/2020 Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përfaqësuar nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani “Instituti Kosovar për Studime Ndërkombëtare”, me seli në Prshtinë, i përfaqësuar nga z. Etnik Ajvazi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin për interesa të përbashkëta në mes të dy palëve dhe bashkëpunimi mbulon por nuk kufizohet vetëm në pjesmarrje ne projekte të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, pjesmarrje dhe bashkëpunim ne sferën e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore, shkëmbimin e librave, informacioneve dhe dokumenteve, por edhe në organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve, kurseve dhe trajnimeve të përbashkëta.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom