Ministri Likaj njofton për ndarjen e bursave
Kam nënshkruar sot vendimin për përfituesit e bursave elitare të universiteteve publike për vitin akademik 2020/2021. Të 1548 studentëve të nivelit bachelor dhe master, përfitues të kësaj burse, ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre akademik.
Dua të rikujtoj se, ky vendim vjen vetëm pak kohë pas vendimit për përfituesit e bursave të tilla për vitin e kaluar akademik, ku përfituan bursë elitare 1514 studentë.
Urime!
Shëndet e suksese!
Ramë Likaj Minister
https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/12/vendimi-me-nr-3375.pdf