Ftesë për Panairin Virtual të Karrierës 2020

Ftesë për Panairin Virtual të Karrierës 2020

Kemi kënaqësinë të iu ftojmë të bëheni pjesë e edicionit të dhjetë, të "Panairit Virtual të Karrierës 2020" të organizuar nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".

Për dallim prej viteve të kaluara, këtë herë panairi do të mundësohet nëpërmjet një platforme te përbashkët virtuale, (Me partneret si: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH), platformë e cila do të ketë  funksion të njëjtë me panairin real, por duke evituar kontaktin fizik si pasojë e situatës së pandemisë. 

Data: 25 nëntor 2020         Orari: 09:00 deri 16:00          Vendi: Platformë virtuale / online

Kush mund të jetë pjesë e këtij panairi?

Përparësi pjesëmarrje në panair u ofrohet institucioneve arsimore dhe punëdhënësve të cilat ofrojnë mundësi për punë praktike, prezantim të mundësive për fitimin e bursave të ndryshme nga studentët, orientim dhe udhëzim në karrierë. Të gjitha institucionet të cilat do vendosin të jenë ekspozues në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2020, do pranojnë një link përmes së cilit mund të krijojnë një llogari personale dhe të kenë qasje në  platformën virtuale. Krahas kësaj, institucionet pranojnë edhe udhërrëfyesin për përdorim të platformës dhe menaxhimin e materialeve promovuese brenda stendës së tyre.

Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes suaj si ekspozues është 16 nëntor 2020 në ora 14:00.

 Konfirmimet e pjesëmarrjes mund t’i bëni në [email protected] 

 Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj brenda afatit kohor, në mënyrë që ta siguroni rezervimin e stendës së juaj e cila është pa pagesë. Ju njoftojmë se platforma jonë siguron vetëm 30 stenda për institucionet e edukimit, kështu që vendet janë të limituara.

 I tërë organizimi i këtij panairi virtual financohet nga GIZ.

Duhet theksuar se platforma në të cilën do të mundësohet zhvillimi i panairit është krijuar në atë mënyrë që përdorimi të jetë sa më i thjesht dhe efektiv, në mënyrë që të krijohet paraqitja sa më reale e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe vizitorëve, por në këtë rast në një simulim virtual.

Linku

Fotot e lajmit

tp-bottom