U mbajt kampanja vetëdijesuese ndaj Covid - 19

U mbajt kampanja vetëdijesuese ndaj Covid - 19

Studentët e Universitetit të Gjakovës ‘Fehmi Agani’ me iniciativën e përfaqësueses së studentëve nga Senati Florentina Berisha, Përfaqësuesen e Parlamentit Studentor Ellza Podrimqaku dhe përfaqësuesen e studentëve nga Këshilli i Fakultetit të Filologjisë Herolinda Kolmekshaj, organizuan kampanjën vetëdijësuese ndaj Covid-19. Kjo kampanjë u organizua në bashkëpunim me Prorektorin Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi dhe Rektorin Prof.Ass.Dr. Artan Nimani.

Kampanja zgjati tri ditë dhe brenda këtyre ditëve të gjithë studentët pjesëmarrës nga Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani’ bënë shpërndarjen e fletëpalosjeve, maskave, dezinfektuesve, matjen e temperaturës dhe vendosjen e stikersave paralajmëruese në vendet ku frekuentohen më shumë nga qytetarët.

Kampanja u zhvillua në vendet më me frekuentim të qytetarëve, qendrën e qytetit, stacionin e autobusëve, në shkollat e mesme dhe fillore të Komunës Gjakovës. 

Kësaj kampanje iu bashkëngjiten edhe mediat lokale dhe sidomos studentët u përgëzuan për iniciativën e marrë nga qytetarët e Gjakovës.

Falënderim i veçantë nga studentët organizues kishin për: Prorektorin për çështje financiare Prof. Asoc.Dr. Haxhi Kamberi, Rektorin e Universitetit të Gjakovës Prof.Ass.Dr. Artan Nimani, për të gjithë menaxhmentin e universitetit dhe për të gjithë studentët pjesëmarrës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom