Rektori Nimani priti në takim përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjakovës
Rektori, Prof.Ass. Dr. Artan Nimani priti sot në takim përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme si mësimi online, afatet e provimeve si dhe për masat e ndërmarra anti Covid.
Rektori Nimani studentëve iu ofroi mbështetje dhe përkrahje në projektet e tyre dhe u shpreh i hapur dhe i gatshëm për ti ndihmuar për çdo kërkesë të tyre.
Në fund të takimit Rektori Nimani iu dëshiroj një vit të mbarë akademik dhe me plot suksese strukturave të reja të Parlamentit të Studentëve me kryetare Ellza Podrimçakun.