Me kërkesë të Parlamentit Studentor, aprovohet afati plotësues i tetorit me dy provime

Me kërkesë të Parlamentit Studentor, aprovohet afati plotësues i tetorit me dy provime

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” u aprovua propozimi i Parlamentit Studentor, që afati plotësues i tetorit të mbahet me dy provime.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të UGJFA-së, Ellza Podrimqaku dhe Florentina Berisha, Anëtare e Senatit nga radhët e studentëve, diskutuan mbi pikat e rendit të ditës dhe prezantuan propozimin për lejmin e aftait plotësues të tetorit me dy provime.

Podrimqaku dhe Berisha u zotuan se do të jenë në shërbim të studentëve, duke qenë zëri i tyre i përfaqësuar në organet vendimmarrëse të Universitetit.

tp-bottom