Data 24.09.2020 shënoi ditën e parë  të punëtorisë së Universitetit të Gjakovës të mbajtur në Bogë

Data 24.09.2020 shënoi ditën e parë të punëtorisë së Universitetit të Gjakovës të mbajtur në Bogë

Me datë 24.09.2020 është mbajtur dita e parë paraprirëse e tri ditëve të planifikuara të punëtorisë së Universitetit të Gjakovës për njoftimin e stafit të ri. Punëtoria po mbahet në Hotel Magra Austria, Bogë Rugovë.

Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me një fjalim rasti përshëndeti të pranshmit dhe prezantoi stafin e ri duke uruar bashkëpunim të suksesshëm dhe mbarësi.

Seanca e parë u moderua nga dekani i FE Ilir Kelmendi dhe Rektori Nimani prezantoi “Metodologjia dhe axhenda dy ditore QDPM”, më pas Arianit Bytyqi prezantoi punën për “SMU dhe antiplagjiaturë (aplikim në praktikë)” për të vazhduar me prezantimin e Prorektores për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra “Mësimdhënia dhe ngritja e cilësisë në universitet”, punimet i përmbyllën Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore Prof . Asoc. Dr. Lulzim Zeneli me temën “Hulumtimet shkencore” dhe Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr, Haxhi Kamberi me “Buxheti dhe mbështetja financiare”.

Dita e parë e punëtorisë u përmbyll me debate dhe përmbledhjen e ditës për t’i lënë radhë aktiviteteve të planifikuara për ditën e dytë.

Fotot e lajmit

tp-bottom