Rektori Nimani u prit në takim nga rektori Musaj në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Rektori Nimani u prit në takim nga rektori Musaj në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra u pritën në takim nga rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Dr. Alush Musaj.

Në takim u diskutua për krijimin e marrëdhënieve reciproke mes universiteteve,  për arritjen e mundësisë së krijimit të programeve të përbashkëta studimore ndëruniversitare, për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve si dhe aplikimin në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.

Rektorët u shprehën të gatshëm t’i avancojnë universitetet në këtë drejtim.

tp-bottom