Klubi i librit “KL-UGJFA” organizon aktivitet rinor
“Klubi i librit” i Universitetit të Gjakovës, dje me datë 10 shtator mbajti aktivitetin e parë paraprirës të kalvarit të gjatë të aktiviteteve të tjera të planifikuara të realizohen me fillimin e vitit të ri akademik.
Pjesëmarrës në të ishin maturantët e komunës së Gjakovës. Duke qenë se aktuale për ta është përcaktimi në karrierë tema e parë që u trajtua ishte: “Rëndësia personale dhe kolektive e arsimit të lartë”.
Tema e dytë që u trajtua ishte: “Rëndësia e leximit dhe rikthimi në piedestal i tij”, problem ky jo vetëm rinor por i përgjithshëm. Udhëheqëset e “Klubit të librit” vendosën që këtë aktivitet ta realizojnë në ambient të hapur “n’pyll” dhe zgjati tri orë.
Universiteti i Gjakovës synim ka t’ju jap mundësi të rinjve në çdo aspekt andaj dhe është mbështetës kryesor në çdo lloj nisme që ata marrin, rasti konkret është dhe klubi në fjalë.