Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"  pati një vizite monitoruese nga ORCA

Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" pati një vizite monitoruese nga ORCA

Rektori i universitetit Artan Nimani dhe prorektorja Vjollca Dibra kanë pritur në takim Rron Gjinovcin dhe Gramos Buçincën nga ORCA, me të cilët kanë diskutuar për mundësinë që ORCA të ndihmojë në përpilimin dhe draftimin e strategjisë së universitetit si dhe në zhvillimet e mëtutjeshme akademike të Universitetit të Gjakovës.

Po ashtu, rektori Nimani ia ka dorëzuar ORCA-së numrin e parë të Buletinit Shkencor të vitit 2020 të Universitetit të Gjakovës, i cili përmban të gjitha punimet e stafit akademik të universitetit të cilat janë të botuara në platformat e pranuara për botim në vendin tonë. Ky Buletin u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Universiteti i Gjakovës premtoi poashtu angazhim më të madh në avansimin e rregullativave të botimit shkencor.

ORCA u shprehën të gatshëm  për ta ndihmuar universitetin për t’u avancuar në këtë drejtim.

Fotot e lajmit

tp-bottom