Kurse online falas nga “ISRAEL TECH CHALLENGE- ITC”

Kurse online falas nga “ISRAEL TECH CHALLENGE- ITC”

ITC është organizatë jofitimprurëse e cila realizon vizionin e të rinjve nga e gjithë bota për fillimin e karrierave të suksesshme në industrinë e teknologjisë së lartë. Ky është bashkëpunimi i parë i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” me Israel Tech Challenge Coding Academy. Kjo akademi u mundëson të rinjve e në këtë rast veçanërisht studentëve të UGJFA-së:

1. Krijimin e faqeve personale; Përmes krijimit të webfaqes personale u ofrohet mundësia e shfaqjes së punës së tyre, krijimi i një profili për profesionin e zgjedhur dhe përgatitjen për të hyrë në treg. Synimet: Do u sigurohet njohuri në dy blloqet e ndërtimit të faqeve në internet HTML dhe CSS.

2. Krijimi i blogut personal; Në këtë epokë që interneti ka arritur kulmin e tij të përdorimit, blogu është mënyra më e mirë për të shfaqur veten. Përmes blog-ut ju lini gjurmë në atë që dini të bëni më mirë dhe krijoni audiencën tuaj personale. Kështu rritet reputacioni juaj medial dhe ai i përgjithshëm. Synimet: Do mësohet si krijohet një blog, e duke qenë se blogjet zakonisht lexohen në telefonat e mençur do mësohet struktura për t’ju përshtatur atyre.

3. Krijimi i faqeve sipas modeleve tuaja; Ky krijim zakonisht përdoret për grumbullimin e informatave të nevojshme nga interneti dhe përdorimi i tyre për projekte të ndryshme.

4. Krijimi i lojës suaj; Kjo organizatë ka menduar dhe për argëtim. Krijoni lojërat tuaja përmes HTML5.
 

Të gjitha programet online mbahen në anglisht, janë të përshtatshme për fillestarë dhe janë pa pagesë. Ato zakonish mbahen të dielave nga ora 10:00 deri në 14:00.

Për informata më të hollësishme klikoni në linkun më poshtë:

https://study.itc.tech/learntocode?fbclid=IëAR2p9ldbQxBVQz7DGCZNcScoXIrTXBhJ_9mnAOKuQaJQnjfVxJuV27U2hU4

 

 

 

 

 

 

 

tp-bottom